LAJMI I FUNDIT:

ASK: 99.8 % e Territorit të Kosovës është e mbuluar me energji elektrike

ASK: 99.8 % e Territorit të Kosovës është e mbuluar me energji elektrike

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar për herë të parë “Konsumin i Energjisë në Ekonomitë Familjare” për vitin 2015.

Qëllimi i publikimit është që të paraqes tendencën e zhvillimit të këtij sektori. Duke u bazuar në kërkesa të vazhdueshme nga ana e shfrytëzuesve të ndryshëm të brendshëm dhe të jashtëm, në bazë të treguesve që publikon Eurostat-i për statistika të energjisë, si dhe rekomandimeve të fundit nga ana e Raportit të Progresit.


Në këtë publikim (hulumtim) statistikor janë prezantuar të gjeturat statistikore për vitin referues 2015 mbi konsumin e energjisë nga ana e ekonomive familjare. Numri i përgjithshëm i hapësirave për banim ishte 366 020, kurse i ekonomive familjare ishte më 333 290.

“Sipas anketës, territori i Kosovës është i mbuluar me 99.8 % me energji elektrike. Sa i përket llojit të burimit të ngrohjes rreth 70.35% e banesave përdorin drurin si një burim ngrohjeje, 18.18% e përdorin vetëm energjinë elektrike si burim për ngrohje, 7.10% e përdorin thëngjillin si burim të energjisë, 4.02% konsumojnë ngrohje nga sistemi qendror ose edhe lokal për ngrohjen e hapësirave dhe 0.35% përdorin alternativa të tjera”, ka njoftuar ASK-ja.

Besojmë se ky publikim do të shërbejë si material i dobishëm referues për të gjithë shfrytëzuesit e të dhënave statistikore të ASK-së dhe do të shërbejë si informacion i dobishëm dhe relevant ekonomik për Kosovën.

Për mbledhjen e të dhënave është përgatitur një pyetësor nga ASK-ja sipas kërkesave të Eurostat-it, me tendencë të modifikimit në të ardhmen. /Telegrafi/