LAJMI I FUNDIT:

ASH: Të gjitha kërkesat e bëra për shtetësi që janë të vjetra më shumë se 5 vite marrin epilog pozitiv

ASH: Të gjitha kërkesat e bëra për shtetësi që janë të vjetra më shumë se 5 vite marrin epilog pozitiv

Nëpërmjet një njoftimi të Aleancës për Shqiptarët thuhet se “problemi me mohimin e shtetësisë është problem që me vite të tëra i ka shoqëruar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, e me të njëjtin trend po vazhdon edhe sot”.

“Me mijëra familje që ligjërisht plotësojnë të gjitha kushtet për pajisje me shtetësinë e vendit, ende nuk e kanë fituar këtë të drejtë pa asnjë sqarim nga organet kompetente. Kujtojmë se, ishte pikërisht BDI ajo që shumë herë bashkë me partnerët e deritanishëm qeverisës bënin ndryshime në ligjin për shtetësi duke i ndërlikuar procedurat e shpesh herë edhe duke krijuar rrethana tejet të vështira për personat pa shtetësi”, shprehen nga Aleanca për Shqiptarët, njofton Telegrafi Maqedoni.


Sipas tyre, në vend shtetësia fitohet në dy mënyra me origjinë dhe natyralizimin, dhe në raste të caktuara edhe me lindje në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe nisur nga kjo, sipas Aleancës për Shqiptarët, kjo e fundit shumë fëmijë në vend prindërit e të cilëve janë pa shtetësi, fatkeqësisht përfundojnë pa shtetësi edhe pse ligjërisht fëmijët e lindur në vend të personave pa shtetësi konsiderohen shtetas dhe kanë të drejtën të regjistrohen dhe të marrin certifikatë.

“Aleanca për Shqiptarët do të kërkojë nga organet kompetente që të gjitha kërkesat e bëra për shtetësi e
që janë të vjetra më shumë se 5 vite të marrin epilog pozitiv. Në një vend normal problemi i jo-shtetësisë trajtohet si çështje shumë e rëndësishme por, për një vend si Maqedonia e Veriut ku interesat personale dhe partiake tejkalojnë çdo interes tjetër kjo çështje vazhdon të neglizhohet”, thuhet në njoftimin e ASH-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori