LAJMI I FUNDIT:

ASH: Dy vjetori i Qeverisjes LSDM-BDI do mbahet mend vetëm për pazaret me drejtësinë

ASH: Dy vjetori i Qeverisjes LSDM-BDI do mbahet mend vetëm për pazaret me drejtësinë

Nëpërmjet një njoftimi të Aleancës për Shqiptarët thuhet se “mungesa e reformave në drejtësi, ekonomia e rrënuar, migracioni masiv karakterizojnë dyvjetorin e qeverisjes LSDM-BDI”.

“Qeveria LSDM-BDI, pas dy vite qeverisje nuk ka arritur ta përmbush as çerekun e programit të saj qeveritar. Mungesa e reformave në drejtësi vazhdon të ngel shqetësimi më i madh për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Sot të gjithë ne, jemi dëshmitar se shumë zyrtarë të regjimit të kaluar, të cilët ishin të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar, vazhdojnë t’i gëzojnë privilegjet e pushtetit, nëpër pozita të larta shtetërore dhe asnjëri nga ata nuk mban përgjegjësi penale dhe politike për të kaluarën e tij”, thuhet në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët, njofton Telegrafi Maqedoni.


Sipas tyre kjo Qeveri e shndërroi Kuvendin e RMV-së në institucion i cili në vend të forcoj shtetin e së drejtës me ligje, kjo shumicë parlamentare e Qeverisjes LSDM-BDI amnistoi deputet e OBRM-PDUKM-së që ishin organizator kryesor të 27 prillit, duke mos ja marrë mandatin edhe ish kryeparlamentarit Trajko Vlejnaovskin.

“Kjo qeverisje shuajti shpresën e qytetarëve të saj, duke goditur edhe mbi Prokurorinë Publike Speciale, e cila tani më po bëhet objekt trafikimi politik mes LSDM dhe OBRM-PDUKM-së që ka për qëllim ti amnistojë zyrtarët e pushtetit të kaluar dhe këtij aktual, duke e lënë që fati i PSP të varet nga ata deputetë dhe parti politike ndaj të cilëve është krijuar vetë si institucion për ta sjellur drejtësinë”, thonë nga ASh duke thënë se në dy vjetorin e Qeverisjes LSDM-BDI, sistemi i drejtësisë, nuk ka pësuar asnjë reformë, asnjë gjykatës që i ka shërbyer politikës së OBRM-PDUKM-BDI dhe i cili ka shqiptuar dënime maksimale për raste të montuara politike, nuk është shkarkuar dhe të njëjtët vazhdojnë të jenë në shërbim të politikave të LSDM-BDI.

Ata përmendin e ekonominë e rrënuar, kushtet e këqija e shkollave, shëndetësi të dobët.

“Kjo qeveri, ka dështuar në të gjitha segmentet e jetës politike dhe ekonomike, në përjashtim të politikës së jashtme dhe zgjidhjes se kontestit së emrit me Greqinë, e cila nuk po i jep efektet e duhura përderisa Qeveria e RMV nuk ka kapacitete te mjaftueshme t’i përmbush reformat në drejtësi, e cila përben edhe vërejtjen kryesore te BE për Maqedoninë e Veriut”, thuhet në fund të kumtesës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori