LAJMI I FUNDIT:

Asgjësohen mbi 24 mijë bimë kanabis në Velipojë, shpallen në kërkim tre vëllezër

Asgjësohen mbi 24 mijë bimë kanabis në Velipojë, shpallen në kërkim tre vëllezër

Policia e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar 24 759 bimë kanabisi në Velipojë.

Në vijim të operacionit të operacionit të koduar “Territor i pastër”, u identifikuan dhe u shpallen në kërkim 3 shtetas (vëllezër), të dyshuar si autorë të kultivimit të këtyre bimëve.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe me Komisariatin e Shkodrës, në fshatin Rrjoll, në vendin e quajtur “Maja e Zezë”, gjetën dhe asgjësuan 24 759 bimë cannabisi. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore u identifikuan dhe u shpallën në kërkim autorët e dyshuar të rastit, shtetasit M. N., 30 vjeç, P. N., 36 vjeç, dhe L. N., 32 vjeç, të tre banues në fshatin Rrjoll.


Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. Sh., 61 vjeç, dhe P. M., 61 vjeç, të dy banues në Velipojë, punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk kanë konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike që ishte krijuar për këtë veprimtari kriminale”, bëri me dije policia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

Politikë
Derdhje nafte në Darëzezë, deputetja e PS publikon video

Derdhje nafte në Darëzezë, deputetja e PS publikon video

Lajme
Vendimi i Supremes: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë përbën shkelje kushtetuese

Vendimi i Supremes: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë përbën shkelje kushtetuese

Lajme
Listat e veteranëve: Qeveria do të nis ‘pastrimin’ pasi të pranojë vendimin e gjykatës

Listat e veteranëve: Qeveria do të nis ‘pastrimin’ pasi të pranojë vendimin e gjykatës

Lajme

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Lajme
Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ

Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ

Lajme
Kalo në kategori