LAJMI I FUNDIT:

Asfaltohen disa rrugë në Podujevë

Asfaltohen disa rrugë në Podujevë

Në kuadër të investimeve në infrastrukturën rrugore është, Komuna e Podujevës është duke realizuar disa projekte në asfaltimin e rrugëve në pjesë të qytetit dhe fshatrave.

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu, i shoqëruar drejtori i Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Hamdi Jaha, ditëve të fundit ka inspektuar punimet në asfaltimin e disa rrugëve.


“Asfaltimi i rrugëve nëpër lagje të ndryshme të qytetit dhe fshatrave vazhdon të mbetet prioritet në investimet kapitale, me qëllim të krijimit të kushteve për qarkullim më të lehtë të qytetarëve tanë”, tha kryetari Veliu, gjatë inspektimit të punimeve në asfaltimin e rrugës në lagjen e Sylevicëve në Peran.

Krahas kësaj rrugë, ditë më parë janë asfaltuar edhe rrugët në qytet dhe në fshatrat Sfeçël, Balloc, Llaushë, Dumnicë e Epërme, Repë dhe Surkish. /Telegrafi/