LAJMI I FUNDIT:

Asensio shpjegon arsyen pse vendosi të transferohet te PSG

Asensio shpjegon arsyen pse vendosi të transferohet te PSG

Marco Asensio iu bashkua këtë verë gjigantit francez Paris Saint Germain pas largimit nga Real Madridi si futbollist i lirë.

Sulmuesi anësor ka zbuluar edhe arsyen pse vendosi të transferohet në Ligue 1, përkundër që ofertat nuk munguar nga La Liga dhe Liga Premier e Anglisë.


Asensio ka thënë se projekti i klubit i ka pëlqyer menjëherë dhe se në Paris është për të fituar trofe të rëndësishëm.

“Bisedimet e para me PSG ishin shumë pozitive, më shpjeguan të gjithë projektin. Dhe të them të drejtën aty u tundova pasi dallova të gjithë ambicien e parizienëve, është një klub shumë interesant dhe kjo është arsyeja pse tani jam pjesë e tyre”.

Pesë nënshkrime të reja dhe disa të tjera rrugës: Si do të duket formacioni i ri i PSG-së në start të sezonit 2023/24
Lexo po ashtu Pesë nënshkrime të reja dhe disa të tjera rrugës: Si do të duket formacioni i ri i PSG-së në start të sezonit 2023/24

“Përshtypjet e para mbi PSG janë shumë pozitive, të gjithë më kanë pritur shumë mirë duke nisur nga lojtarët deri te stafi teknik. Mendoj se ky është klubi i duhur për të vazhduar me trofetë dhe fitoret.

Ai tutje ka zbuluar se kishte pyetur ish-bashkëlojtarët e tij francezë te Real Madridi rreth Ligue 1 dhe të gjithë kanë lavdëruar kampionatin elitar francez.

Zyrtare: Marco Asensio, lojtar i ri i Paris Saint-Germain
Lexo po ashtu Zyrtare: Marco Asensio, lojtar i ri i Paris Saint-Germain

“Pyeta disa prej shokëve si Benzema, Camavinga dhe Tchouameni për Ligue 1 dhe të gjithë më thanë fjalë të mira. Kampionati francez është shumë fizik dhe gjithashtu ka lojtarë teknikë”.

“Është një klub i madh, një nga më të mëdhenjtë në Evropë. Luis Enriquen e njoh, është trajneri me të cilin isha në Botëror me Spanjën. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe shpresoj të arrijmë suksese te PSG”, tha Asensio. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori