LAJMI I FUNDIT:

Asensio reagoi me nervozizëm që nuk u fut në lojë, Ancelotti flet për rastin

Asensio reagoi me nervozizëm që nuk u fut në lojë, Ancelotti flet për rastin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se e kupton zemërimin e Marco Asensio për mos futjen në lojë gjatë ndeshjes së tyre kundër Mallorcas që mbretërit e fituan 4-1.

Spanjolli u pa duke hedhur një fanellë dhe duke shkelmuar tokën pranë bankës rezervë në minutën e 70-të pasi e kuptoi se nuk do të luante.


Asensio këtë sezon ka luajtur vetëm shtatë minuta në La Liga pasi Ancelotti qartazi nuk e sheh atë si pjesë të planeve të tij.

Megjithatë, italiani ishte empatik ndaj tij gjatë konferencës për shtyp dhe tha se i kupton zhgënjimet e tij.

“Realiteti është se unë doja të bëja dy ndryshimet. Po përgatiteshim nëse nuk e bënim 2-1, të futnim Marianon dhe Asension. Lucas u lëndua dhe kishim vetëm një herë të drejtë të bënim zëvendësim”.

“Po, ai është i zemëruar, jam dakord me të. Është normale, do të thotë se ai dëshiron të luajë, të ndihet i rëndësishëm. Në këtë periudhë ai ka qenë lojtari më i prekur në skuadër dhe këtë e marr parasysh. Jam plotësisht dakord me zemërimin e tij”, ka thënë Ancelotti.

Sulmuesi anësor është në vitin e fundit të kontratës së tij me Real Madridin dhe mund të largohet verën e ardhshme si lojtar i lirë.

Klubet si Arsenali, AC Milan dhe Manchester United thuhet se janë të interesuar për lojtarin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori