LAJMI I FUNDIT:

Asensio i gatshëm t’i bashkohet Arsenalit si i lirë

Asensio i gatshëm t’i bashkohet Arsenalit si i lirë

Arsenali ishte i interesuar të transferonte Marco Asensio në Emirates verën e kaluar dhe kjo mund të jetë një nënshkrim që ata eksplorojnë përsëri gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas Mirror, burime të afërta me spanjollin sugjeruan se Topçinjtë ishin shumë afër për ta transferuar atë gjatë afatit të verës së kaluar dhe tani një vendim për të ardhmen e lojtarit në Real Madrid është vonuar përpara se kontrata e tij aktuale të skadojë në qershor të këtij viti.


27-vjeçari ka një ofertë për rinovim të kontratës në tryezë nga klubi spanjoll dhe një raportim nga  Marca ka përshkruar se si madrilenët janë të prirur për të rinovuar marrëveshjen e lojtarit, por disa klube të tjera kanë bërë gjithashtu një qasje përmes agjentit të tij.

Dita e fundit e afatit kalimtar ‘Janar 2023’
Lexo po ashtu Dita e fundit e afatit kalimtar ‘Janar 2023’

Asnjë prej këtyre skuadrave nuk përmendet, por besohet se Arsenali ka vazhduar të monitorojë situatën e tij kontraktuale në Spanjë.

Asensio donte të largohej nga gjigantët e La Ligës vitin e kaluar për shkak të minutazhës së vogël, por kjo ka ndryshuar gjatë sezonit aktual. 27-vjeçari ka minuta në shumicën e ndeshjeve të Real Madridit, por ende nuk është titullar i rregullt në Bernabeu.

Spanjolli mund të jetë një përforcim i mirë për skuadrën e Mikel Artetës për sezonin e ardhshëm dhe me transferimin e lirë, Topçinjtë nuk kanë asgjë për të humbur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Liga e Kampionëve
Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë

Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Barcelona është e hapur për oferta për të gjithë skuadrën – përveç pesë lojtarëve

Barcelona është e hapur për oferta për të gjithë skuadrën – përveç pesë lojtarëve

La Liga
Kalo në kategori