LAJMI I FUNDIT:

Dita e fundit e afatit kalimtar ‘Janar 2023’

Dita e fundit e afatit kalimtar ‘Janar 2023’

Afati kalimtar i janarit 2023 ishte në ditën e fundit kur klubet i kanë bërë përpjekjet finale për t’i siguruara shërbimet e futbollistëve që planifikonin t’i transferojnë.

Reklama

Ky afat kalimtar dimëror është mbyllur të martën, më 31 janar 2023, në ligat kryesore. Klubet në Angli kishin kohë deri në mesnatë 0:00 që t’i përfundojnë marrëveshjet e tyre.

Transferimet në Bundesliga përfunduan në orën 18:00, në Serie A klubet patën kohë deri në orën 20:00, në La Liga deri në orën 0:00, ndërsa në Ligue 1 afati kalimtar u mbyll në ora 0:59.


Telegrafi ju ka mbajtur të informuar minutë pas minute për të gjitha detajet, përpjekjet dhe transferimet në çastet e fundit të afatit kalimtar dimëror.


01/02/2023 00:59

Mbyllet afati kalimtar në Francë


Është mbyllur afati kalimtar dimëror në kampionatin francez të futbollit.

Reklama

Për detajet e transferimeve eventuale që mund të kenë ndodhur në çastet e fundit do t’ju njoftojmë në vijim.

01/02/2023 00:34

Harry Soutter kalon te Leicesteri


Harry Soutter i bashkohet Leicester Cityt për 15 milionë funte (17 milionë euro) në marrëveshje afatgjate nga Stoke City.

Reklama

01/02/2023 00:32

Ziyech i zhgënjyer në zyrat e PSG-së pas dështimit të marrëveshjes


Hakim Ziyech aktualisht është i bllokuar në zyrat e klubit të Paris Saint-Germainit.

Reklama

Ai bëri gjithçka që ishte në fuqinë e tij për ta realizuar transferimin, madje duke ofruar ndihmë financiare.

Tani marrëveshja ka dështuar dhe ai ka ngecur në Paris.

01/02/2023 00:28

Dështon kalimi i Ziyech te PSG?


Hakim Ziyech nuk ka nënshkruar për Paris Saint-Germainin.

Reklama

Thuhet se Chelsea dërgoi dokumentacion të gabuar, në mënyrë që të mos realizohej transferimi.

01/02/2023 00:24

Karl Darlow huazohet te Hull City


Karl Darlow është huazuar te Hull City deri në fund të këtij sezoni.

Reklama

01/02/2023 00:23

Unitedi ka më pak se një orë kohë për të siguruar marrëveshjen me Sabitzer


Manchester Unitedi e ka dorëzuar fletën e marrëveshjes për mesfushorin e Bayern Munichut, Marcel Sabitzer.

Reklama

Ata tani kanë më pak se një orë kohë për të finalizuar regjistrimin ndërkombëtar për të siguruar marrëveshjen e huazimin.

01/02/2023 00:18

Keylor Navas zyrtarizohet te Nottingham Forest


Nottingham Foresti i ka siguruar shërbimet e portierit të Paris Saint-Germainit, Keylor Navas, në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Reklama

01/02/2023 00:16

Mund të dështojë kalimi i Ziyech te PSG


Huazimi i Hakim Ziyech te Paris Saint-Germaini mund të dështojë.

Reklama

Chelsea është vonuar me dorëzimin e dokumentacionit.

01/02/2023 00:14

Jonjo Shelvey nënshkruan për Nottinghamin


Nottingham Forest e ka transferuar Jonjo Shelvey nga Newcastle United me kontratë prej dy vjet e gjysmë.

Reklama

Ai do ta bartë fanellën me numrin 6.

01/02/2023 00:06

Pacheco te Espanyoli


Fernando Pacheco do të luajë te Espanyoli. Dokumentet janë nënshkruar dhe regjistruar në La Liga.

Reklama

31/01/2023 23:59

Mbyllet afati kalimtar në Angli dhe në Spanjë


Është mbyllur afati kalimtar dimëror në kampionatin anglez dhe në atë spanjoll.

Reklama

Për detajet e transferimeve eventuale që mund të kenë ndodhur në çastet e fundit do t’ju njoftojmë në vijim.

31/01/2023 23:57

Tottenhami siguron shërbimet e Pedro Porro, huazim me obligim blerjeje


Tottenham Hotspur ka arritur që më në fund ta sigurojë transferimin e Pedro Porro nga Sporting Lisbona.

Reklama

Soursat do të paguajnë pesë milionë euro huazim plus 42.5 milionë euro obligim blerjeje në fund të sezonit, si edhe 15 për qind të përfitimeve nga transferimi i mëtutjeshme i Marcus Edwards.

31/01/2023 23:50

Qeveria saudite ofron kontrata të majme për Benzema e Modric


Qeveria e Arabisë Saudite u ka ofruar dy yjeve të Real Madridit, Karim Benzema dhe Luka Modric, kontrata prej 30 milionë eurosh në vit që t’i bashkohen ligës së tyre.

Reklama

31/01/2023 23:45

Fofana qëndron te Chelsea


David Datro Fofana do të qëndrojë te Chelsea, nuk do të ndodhë huazimi te Nice.

Reklama
Fofana qëndron te Chelsea
31/01/2023 23:43

Kompletohet dokumentacioni për Enzon


Të gjitha dokumentet janë nënshkruar, ekzaminimet mjekësore janë kryer, detajet janë zgjidhur.

Reklama

Transferimi i Enzo Fernandez te Chelsea është kompletuar.

31/01/2023 23:41

River Plate përfiton 41 milionë euro nga shitja e Fernandez te Chelsea


River Plate do të përfitojë 41 milionë euro nga transferimi i Enzo Fernandez nga Benfica te Chelsea.

Reklama

Ndryshe, transferimi i tyre rekord e këtij klubi ka qenë kalimi i Javier Saviolas te Barcelona.

31/01/2023 23:25

Enzo do të nënshkruajë deri në vitin 2031 me Chelsean


Enzo Fernandez pritet të nënshkruajë kontratë afatgjate prej tetë vitesh e gjysmë te Chelsea, deri në vitin 2031.

Reklama
31/01/2023 23:22

Arrihet marrëveshja, Navas te Nottinghami


Paris Saint-Germaini dhe Nottingham Foresti kanë arritur marrëveshje që Keylor Navas ta vazhdojë karrierën në Angli deri në fund të sezonit.

Reklama

31/01/2023 23:21

Enzo është duke i kryer testet mjekësore


Enzo Fernandez aktualisht po i kryen ekzaminimet mjekësore me stafin e Chelseat, derisa klubet dhe avokatët po luftojnë me kohën që marrëveshja të nënshkruhet.

Reklama

Futbollisti do të udhëtojë me aeroplan privat pas disa orësh drejt Anglisë për t’u prezantuar si lojtar i Chelseat.

31/01/2023 23:17

Barca e ka opsionin e blerjes për Julian Araujo


Barcelona do ta huazojë Julian Araujon nga LA Galaxy me opsion blerjeje për pesë milionë euro.

Reklama

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet klubi dhe oferta për Sergio Ramosin nga Arabia Saudite

Zbulohet klubi dhe oferta për Sergio Ramosin nga Arabia Saudite

Ligat tjera
Ai vuajti dhe u refuzua për shkak të pamjes së tij - tani është hero pasi i solli West Hamit trofeun pas 43 vitesh

Ai vuajti dhe u refuzua për shkak të pamjes së tij - tani është hero pasi i solli West Hamit trofeun pas 43 vitesh

Ligat tjera
Skena të jashtëzakonshme nga Arabia Saudite: 65 mijë tifozë e mirëpritën Benzeman në prezantim

Skena të jashtëzakonshme nga Arabia Saudite: 65 mijë tifozë e mirëpritën Benzeman në prezantim

Ligat tjera
Përforcimi më i madh i Liverpoolit kishte ofertë nga klubi për numrin tetë të Gerrard, por ai refuzoi

Përforcimi më i madh i Liverpoolit kishte ofertë nga klubi për numrin tetë të Gerrard, por ai refuzoi

Premier League
Interi mbërrin në Stamboll, Dumfries rrëzohet sapo zbret nga autobusi

Interi mbërrin në Stamboll, Dumfries rrëzohet sapo zbret nga autobusi

Liga e Kampionëve
Finalja e Ligës së Kampionëve: Vendi, koha, të rejat, formacionet e mundshme, yjet që duhen ndjekur

Finalja e Ligës së Kampionëve: Vendi, koha, të rejat, formacionet e mundshme, yjet që duhen ndjekur

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori