LAJMI I FUNDIT:

Artisti sirian pikturon me mozaik fytyrën e torturuesit të tij në burgjet e Assadit

Artisti sirian pikturon me mozaik fytyrën e torturuesit të tij në burgjet e Assadit

Artisti sirian 46-vjeçar, Abdurrazak Tavil, i cili ishte privuar nga liria nga forcat e regjimit të Bashar al-Assadit në Siri në vitin 2013, tani shfaq kujtimet e torturës që nuk mund t’i fshijë nga kujtesa me gurë të mozaikut.

Ai përderisa merrej me tregti në kryeqytetin sirian Damask, në vitin 2013 është privuar nga liria nga forcat e regjimit, ndërsa duke e akuzuar atë për ndihmë ndaj grupeve opozitare të cilat regjimi i kishte shpallur “terroristë” gjatë 6 viteve ishte ekspozuar ndaj torturave në burgje.


Tavil gjatë qëndrimit në burg kishte humbur nënën dhe babain e tij në sulm ajror.

Pasi ai u lirua, u vendos në rrethin Raju të qytetit Afrin të kontrolluar nga opozitarët ushtarakë.

Ai në fillim të vitit u martua ndërsa mbijeton duke shitur portretet që i bën me mozaike.

Artisti gjithashtu me anë të mozaikëve i pikturon torturuesit dhe shokët e tij që kanë vdekur në burgje.

Tavil, në një prononcim për Anadolu Agency thotë se pasi është mbajtur një vit në burgun Mezze të Damaskut, është transferuar në burgun Adra në kryeqytet.

Në vazhdim shprehet se nuk mund t’i harrojë gjërat që i ka përjetuar në burgjet e regjimit.

“Shokët e mi dhe unë u torturuam shumë. Për shkak të merakut tim për pikturë, kam ngulitur në mendje ata që më torturuan dhe shokët e mi të afërt në burg”, tha artisti sirian.

“Portretin e mizorit që më torturoi aq sa të mos bëj fëmijë dhe shkaktoi vdekjen e dy shokëve të mi e bëra me anë të mozaikëve”, tha Tavil duke shtuar se: “Nuk arrita t’ia mësoj emrin gjatë 6 viteve por syzet që i vendoste dhe puron në gojë, e as fytyra dhe torturat që m’i bëri nuk mund t’i harroj”.

Burimet siriane opozitare theksojnë se ende në burgjet e regjimit të Assadit gjenden të paktën 500 mijë njerëz në mesin e të cilëve edhe gra.

Vetëm një pjesë e vogël e të torturuarve në burgjet e regjimit mund të gjejnë guximin për të treguar atë çfarë u ka ndodhur atyre pasi të lirohen.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori