Artisti i mirëfilltë – gjithnjë në shërbim të kombit
“Arti është refleksion i kohës” – thoshte Aristoteli. Andaj, nga të gjitha shtresat elitare intelektuale të një shoqëria, pa dyshim se krijuesit janë ata që përmes mënyrës së komunikimit specifik, gjithnjë si të parët në veprat e tyre, shpalosnin vuajtjet, dhembjet, gëzimet dhe shqetësimet tona kombëtare si popull. Në këtë kontest, ndoshta si shembull të keç mund ta paramendosh një politikan, por kurrsesi një artist të madh dhe të mirëfilltë të një populli.
E vërtet! Si paradoks i kësaj paradigme, nëpër kohëra të ndryshme të historisë, edhe në mes nesh ka pasur të ashtuquajtur “krijues sistemi”, të cilët, të nxitur nga lakmitë egocentrike për privilegje, poste dhe avancime të ndryshme të shpejta pa merita në karrierë, gjithnjë talentin e shprehur të tyre krijuese nga kjo fushe e dijes para asaj kombëtare, e kanë vënë në një lojë bixhozi humbëse, nga e cila, fati i tyre përfundimtar ka qenë shlyerja definitive e vlerave të tyre krijuese nga kujtesa e këtij populli. Në fakt, ata as që kanë qenë ndonjëherë artistë të mirëfilltë, por “argat” ordinar dhe sahanlëpirës të pangopur egoist, të cilët, me servilizëm e tyre të pashoq, besnikërisht i kanë shërbye një klike të caktuar politike përkohësisht në pushtet. Vetë fakti se, me veprat e tyre disa krijues janë të pavdekshëm edhe sot, ndërsa, mjaftë sosh me kohë bëhen tërësisht të harruar nga populli, edhe më bindshëm e vërteton këtë tezë.
Veç “krijuesve të sistemit”, nga një tjetër këndvështrim, si model sot kemi edhe një tjetër biçim artistësh të ashtuquajtur “modernist”. Ata të cilët, nga inferioriteti dhe “kompleksi i vlerës së ultë”, përballë çdo gjëje burimore vetjake si inspirim, verbërisht tentojnë të ndjekin dhe imitojnë rrymë të huaja në këtë drejtim. Duke mos menduar fare se variacionet e tyre artistike, aspak nuk janë të kapshme nga mentaliteti i masës tonë të gjerë popullore, krijimtaria e këtillë, përveç se shkurtë shëtitet nëpër orekset artificiale promovuese të disa snobistëve vendor, në fund, edhe kjo varroset përgjithmonë si vlerë jo e mirëfilltë.
Artistët dhe Shqipëria Etnike
“Syri se sheh syrin, matanë hundës, zemra e sheh zemrën, matanë malit”, është shprehur kështu në një vepër të tij, kolosi ynë i letrave shqipe, Jakov Xoxa. E saktë, pa dyshim! Sepse, në mesin e trungut tonë të çarë në disa copëza, artisi i mirëfilltë shqiptar, kurrë nuk duhet të sheh tela me gjemba, postblloqe, ideologji ndarëse dhe dogana .. apo, atë marrëzi të ndarjes tonë fizike qindvjeçare të quajtur KUFI. Ai, në këtë ecejake të vetë krijuese nëpër këto barriera artificiale, kurrë nuk duhet të llogaris se bënë “KALIM”, por “QARKULLIM”. Një qarkullim aq i natyrshëm, mu sikur gjaku i cili lirshëm lëviz nëpër tërë trupin tonë.
Po të kesh talent, letë është të bëhesh edhe artist , o biri im! Por, para se kjo dhunti krijuese të gufoj jashtë qenies tënde si veprim, mjafton që paraprakisht një kohë të qëndrosh në heshtje, qetësi meditative dhe me përsiatje i përqendruar në thellësitë e brendësisë së UNË-it tënd të vërtetë. Mu aty në strofullin e gravurave gjenetike të prototipave tua të lashta, o njeri! E, më pas, vetvetiu në koshiencën tënde si vegim, sigurisht fuqishëm do të gufoj ajo porosi inspiruese e brezave tanë mijëvjeçare, si zgjim: “ne jemi NJË dhe tërësi e pashkëputshme shpirtërore e një lashtësie civilizuese, biro!
Prandaj, as që mund të na ndaj ndonjëherë kush!” Andaj, ky zë i brendshëm intuitiv duhet të jetë frymëzimi yt bazë krijues, artist! Rruga jote e shpresës, besimit dhe sakrificës, në të cilën gjatë krijimtarisë sate, kurrë nuk duhet të dyshosh, poet! Prandaj, zgjidhe shtegtimin tënd të vërtetë të jetës, o biri im! Qarkullo lirshëm si gjaku në trupin tënd, pa hezitim! Sepse, koha e eliminimit të frikës dhe vënia në drejtësi e kësaj padrejtësie të madhe, veç ka filluar të realizohet, krijues…!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lidhja mes ekonomive: Roli katalizator i pagesave ndërkufitare me kosto të ulët në Ballkanin Perëndimor
Riorganizimi i makinerisë së luftës së Putinit, zbulon frikën e tij më të thellë – ngritjen e rivalëve në Kremlin
Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe rasti i Netanyahut
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë