LAJMI I FUNDIT:

Artistët vlerësojnë performancën e Ramadan Krasniqit

Artistët vlerësojnë performancën e Ramadan Krasniqit
(Foto: Screenshot/KlanKosova/Radio1 FM)

Ramadan Krasniqi-Dani iu bashkua trendit të disa artistëve që u kënduan qytetarëve nga vendi i tyre. Nga qyteti i Pejës, interpretimi i këngëtarit të mirënjohur është transmetuar drejtpërdrejt tek publiku, duke i argëtuar kështu të gjithë adhuruesit e muzikës së tij.

Dani kishte theksuar se gjatë 48 vitesh karrierë, nuk i kishte ndodhur të performonte pa publik, gjë e cila ndodhi për shkak të pandemisë globale.


Performancën e tij e kanë ndjekur mijëra njerëz përmes ekraneve dhe rrjeteve sociale, duke komentuar paraqitjen skenike të tij, përfshirë këtu familjarë e kolegë muzikorë.

Në mesin e tyre është edhe bashkëpunëtorja e tij, Shkurte Gashi, e cila përmes rrjetit social Instagram ka ndarë një imazh nga koncerti virtual i këngëtarit.

Dani me performancë të drejtpërdrejtë nga qyteti i Pejës
Lexo po ashtu Dani me performancë të drejtpërdrejtë nga qyteti i Pejës

Violeta Kajtazi është këngëtarja tjetër që përmes një postimi vlerësoi interpretimin i cili u realizua në Pejë.

“Peja ime edhe më e bukur me zërin brilant të Danit”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e publikimit në rrjetet sociale.

Një vlerësim të tillë e ka dhënë edhe Malësori i cili shkroi: “Na kënaqe”, në një postim që etiketonte emrin e këngëtarit dhe shoqërohej me një fotografi nga interpretimi i tij.

Ndër të tjera, Dani interpretoi pothuajse të gjitha hitet nga karriera e tij, i cili ka zgjatur rreth një ore dhe ka kënaqur publikun e gjerë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Magazina
Kalo në kategori