LAJMI I FUNDIT:

Artistët që e lanë muzikën për fenë islame (Foto)

Artistët që e lanë muzikën për fenë islame (Foto)

Përkushtimi ndaj fesë islame dhe rregullave që ajo përcakton kanë qenë arsye që disa artistë kosovarë braktisën profesionet e tyre.

Ja emrat e atyre që u shkëputen ose u distancuan nga arti për shkak të besimit.

Ferki Shala

Para disa viteve, vokalisti i grupit “TNT”, Ferki Shala u largua nga muzika duke iu përkushtuar fesë. Ani pse ka qenë i njohur për konsumimin e tepërt të alkoolit, ish këngëtari vendosi që të kthehet, sic thotë ai, në rrugë të Allahut. Ai sot mjekrën prej rockeri e ka plotësuar me atë të një besimtaritë devotshëm, sipas Sunnetit të Muhammedit, alejhi selam.


Adem Ramadani

Ndoshta e mbani mend Adem Ramadanin kur këndonte këngë dashurie. Tash këndon vetëm ilahi. Për më tepër ai kur la muzikën argëtuese, kishte kërkuar që më mos të dëgjohen këngët e tij, ndërsa ata që kishin kaseta ose CD, t’i humbnin ato.
adem enis
Hasan Murseli

I njohur si Mixha Bibë dikur humoristi më i preferuar i “Përrallë me Tupan”, më nuk merret me aktrim. Madje ai është penduar për atë kohë. Ish aktori, është martuar dhe ka krijuar familje.
Enis Presheva

Edhe producenti dhe kompozitori i njohur Enis Presheva ka lënë muzikën për fe. Autori i shumë hiteve të mëdha u ka besuar interpretimeve të fesë Islame që thonës se muzika “haram”. Këtu bëjnë përjashtim ilahitë.

Xuxi njihet si këngëtar i suksesshëm dhe gjithashtu prezantues në radio. Ai i kryen me përpikëri obligimet e fesë dhe ka lenë anash muzikën. Ai ani pse duket shumë modern në pamje, aii është tradicional dhe fetar. /Magazina.al/Telegrafi/