LAJMI I FUNDIT:

Artistët ndryshojnë në të kuqe profilin në rrjetet sociale – “WeMakeEvents” është fushata e re e nisur në mbështetje të industrisë së muzikës pas humbjeve nga pandemia

Artistët ndryshojnë në të kuqe profilin në rrjetet sociale – “WeMakeEvents” është fushata e re e nisur në mbështetje të industrisë së muzikës pas humbjeve nga pandemia
“WeMakeEvents” - fushata e nisur në Mbretërinë e Bashkuar në mbështetje të industrisë së ngjarjeve

Industria e ngjarjeve në Mbretërinë e Bashkuar u bashkua ditën e premte (11 gusht) në përpjekjen e saj urgjente për mbështetjen e qeverisë, pasi mbi 715 lokale dhe ndërtesa u ndezën me të kuqe si pjesë e iniciativës #WeMakeEvents.

Njëzet nga qytetet më të mëdha të Mbretërisë së Bashkuar ishin pjesë e evenimentit për të rritur ndërgjegjësimin e qeverisë dhe për të bërë një zgjidhje përgjatë periudhës së pandemisë.

Nga teatri ‘The Minack’ në Angli e deri te ‘The Millenium Forum’ në Irlandën Veriore, shumë nga institucionet e famshme morën pjesë në mbështetje të kauzës së PLASA.

“WeMakeEvents” – fushata e nisur në Mbretërinë e Bashkuar në mbështetje të industrisë së ngjarjeve

Ndërkohë, në orën 20:30 në Londër një varkë e ndriçuar me të kuqe udhëtoi përgjatë ‘Thames’, duke kaluar festivalin ‘Royal Hall’, ‘London Eye’, ‘Teatrin Kombëtar’ dhe ‘Tate’, të cilat ishin të gjitha të ndezura me të kuqe.

Ndërsa anija arriti në vendet kryesore, të tilla si ura e Westminsterit dhe ura e Jubileut – qindra vullnetarë të veshur me të kuqe dhe 4,000 mbështetës të distancuar nga shoqëria u rreshtuan në brigjet e Thames për të kërkuar një përgjigje nga qeveria.

Performancat nga frontmeni i “Level 42”, Mark King dhe Frank Turner ishin gjithashtu të ekspozuara në anije.

“WeMakeEvents” – fushata e nisur në Mbretërinë e Bashkuar në mbështetje të industrisë së ngjarjeve

Thirrja lidhur me këtë u përqendrua në ndërgjegjësimin për mbi një milion profesionistë që rrezikojnë të humbin punën e tyre – 600,000 prej të cilëve mbajnë evenimente në natyrë, dhe rreth 70 përqind janë profesionistë të pavarur.

Investimi i qeverisë në vlerë prej 1.57 miliardë funtash për institucionet kulturore dhe të arteve nuk do të arrijë tek profesionistët e pavarur ose të vetëpunësuar në industri dhe kjo e vështirëson jetesën e tyre.

Ndryshe nga industritë e tjera, ngjarjet, festivalet dhe shfaqjet nuk u rihapën për shkak të masave dhe distancës shoqërore, teksa kjo do zgjasë deri në fillim të vitit 2021.

Fushata #WeMakeEvents nga PLASA ka të bëjë me të gjithë njerëzit e artit dhe simbolizon rrezikun e afërt që mund të pësojë industria në vazhdim.

Iniciativa gjithashtu bëri bashkë politikanë, artistë, kompani, vende e profesionistë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, duke ndarë mesazhe dhe fotografi të aktiviteteve #WeMakeEvents.

Kampanja ndër tjerash ka filluar të shpërndahet në të gjithë botën e njëherësh edhe te organizatorët e koncerteve dhe festivaleve në Kosovë.

Më poshtë ua sjellim reagimet e tyre:

View this post on Instagram

My profile will be lit in all red 7 days. I stand in solidarity with the rest of my brothers and sisters in the event/music/film entertainment industry who are out of work due to no fault of our own. Most of us have spent our lives getting to the point where we can make a living doing what we love to do. We have spent years building our businesses from the ground up. Time, money, more time, more money, and constant grinding has brought us here. If we fail it should be because WE caused the failure and not because we are forced to be shut down without any sort of assistance. This is our passion. Our livelihood. This is our dream. The Dream is to do what you love for a living. We have accomplished that, and will continue to create and support art and ALL creators. I cannot imagine a world without Art/Music/Events/. Can you? Please share: #WeMakeEvents #WeAreEvents

A post shared by Emma Jenkins (@clipboardemma) on Sep 13, 2020 at 4:23am PDT

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori