LAJMI I FUNDIT:

Arteta krenar me lojtarët e tij pas fitores së madhe në derbi ndaj Man Utd

Arteta krenar me lojtarët e tij pas fitores së madhe në derbi ndaj Man Utd

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka thënë se është krenar për lojtarët e tij pas fitores 3-1 kundër Manchester Unitedit në derbin e javës në Ligën Premier.

Nuno Tavares, Bukayo Saka dhe Granit Xhaka shënuar për Topçinjtë, me Cristiano Ronaldon që shënoi për mysafirët. Bruno Fernandes humbi edhe një penallti për Unitedin në fitoren e madhe të Arsenalit.


“Një paraqitje e madhe në një lojë që mendoj se kishte gjithçka. Momente ku treguam vërtet cilësi, një lojë ku duhej të vuanim, një lojë ku kishte momente ku ishim pak të humbur dhe me mungesë energjie, një lojë ku ne ishim vërtet efikas në zonë, një lojë ku patëm fat kur kishim nevojë. Në përgjithësi jam jashtëzakonisht i lumtur”, ka thënë fillimisht Arteta.

Arsenali merr një fitore të madhe ndaj Man Utd dhe bën një hap të madh për Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Arsenali merr një fitore të madhe ndaj Man Utd dhe bën një hap të madh për Ligën e Kampionëve

Tutje, Arteta lavdëroi paraqitjen e Tavares, Sakës, Xhakës, Ben Ëhite dhe Eddie Nketiah, ndërsa foli edhe për gjasat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

“Më pëlqeu mënyra se si ai (Tavares) luajti gjithashtu. Pati pak vështirësi në pjesën e dytë, por ne e ndihmuam atë me një ndryshim të formacionit. Ata janë vërtet të rinj. Mund ta ndjeni në disa faza në ndeshje që duhet të marrim vendime të tjera”.

Rangnick: Shpresat për top katërshe janë shuar tashmë, VAR-i na dëmtoi në tri raste
Lexo po ashtu Rangnick: Shpresat për top katërshe janë shuar tashmë, VAR-i na dëmtoi në tri raste

“Kishim katër-pesë lojtarë me vështirësi për të formuar skuadrën. Saka ishte njëri, Ëhite ishte gjithashtu, Graniti kishte probleme me sytë, Edi nuk ka luajtur shumë minuta. Djemtë po bëjnë gjithçka që munden të jenë në fushë dhe ndihem me fat”.

“Liga e Kampionëve? Unë thashë se kjo do të jetë një garë e fortë. Fitorja dhe humbja në këtë ligë kanë diferenca të vogla. Sot gjërat shkuan ashtu si ne deshëm dhe jemi vërtet të lumtur”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori