LAJMI I FUNDIT:

Artana, qyteti i artë që po shkatërrohet

Artana, qyteti i artë që po shkatërrohet

Pavarësisht vlerave historike që bart në vete Kalaja e Novobërdës, ajo si pasojë e punimeve joprofesionale që janë bërë mbi të, rrezikon që për një kohë shumë të shkurtër të shembet.

Kompania serbe, e cila po bënë restaurimin e kësaj fortifikate, po e dëmton dhe rrezikon seriozisht shembjen e saj thonë njohësit e fushës së konservimit të objekteve më rëndësi historike.


Muret e kësaj kalaje, renovimi i së cilës kishte nisur në vitin 2015/2016 janë rrëzuar pjesërisht, dy vite pasi ka përfunduar renovimi nga  kompania serbe “Koto”.

UNESCO përmes së cilës është realizuar projekti nuk ka reaguar karshi shkatërrimit që i është bërë kalasë.

Intervenimi me ekskavator rrezikon shkatërrimin e Kalasë së Novobërdës
Lexo po ashtu Intervenimi me ekskavator rrezikon shkatërrimin e Kalasë së Novobërdës

Qazim Namani, doktor i Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore ka rrëfyer për Telegrafin se si vite më parë një ekspert nga Shqipëria i fushës së konservimit ka treguar se me shumë pak mjete do të mund të bëhej konservimi i kësaj kështjelle.

Ai ka treguar se mënyra e konservimit si është bërë nga kompania serbe, është në kundërshtim me standardet dhe doktrinat e konservimit që aplikohen në mbarë botën.

“Për kah teknika e murimit të objektit, shihet se është përdorur një teknikë që nuk është përdorur që nga fazat fillestare te murimit me gur. Vërehet se kemi një fasadim të jashtëm me gur të palatuar dhe pa kurrfarë përforcimi, që për dy tri vite, në saje të kushteve atmosferike, kemi fryrje të mureve dhe çarje të mureve që kanë rënë poshtë”, ka shtuar Namani.

Ai ka thënë se veprimi i forcës nga ngritja e mureve ka krijuar çarje vertikale dhe tash këto çarje sipas tij, nuk ka shancë të konservohen, apo t’i zgjatet jeta këtij muri deri në momentin e rrënimit, e që nuk dihet sa do të zgjas.

“Mirëpo, duhet te jemi të kujdesshëm që tërmeti  i parë që bie në këto mure do të rrënohet”, ka shtuar Namani.

Ai ka theksuar se është vështirë që do të gjendet ndonjë metodë e konservimit dhe t’i zgjatet jeta kalasë.

Hajrullahu flet për rrezikun e shembjes së Kalasë së Novobërdës, fajet e kompanisë serbe dhe çështjen nëse do të kthehet në UNESCO
Lexo po ashtu Hajrullahu flet për rrezikun e shembjes së Kalasë së Novobërdës, fajet e kompanisë serbe dhe çështjen nëse do të kthehet në UNESCO

“Duhet te parandalohen vizita me përmasa të mëdha të nxënësve të shkollave, sepse mund të shfaqet rreziku në ndonjë moment kur nuk pritet. Dhe mund të  jenë fatale për viktima të shumta, sidomos në grupe. Të ndalohet dhe të shihet mundësia se si do t’i qasen problemit te konservimit.

Emin Sallahu, ekspert i trashëgimisë kulturore ka treguar se  qyteti i Artanës ka qenë një ndër qendrat më të zhvilluar sidomos në mesjetë, dhe se sipas tij, ky qytet përgjatë historisë ka emra të ndryshëm.

Ai ka theksuar se varësisht nga kush është emërtuar dhe nga kush është sunduar, ka marrë edhe emërtimin.

“Shohim emërtime si Novomonte, Novobirdo, Jeni Deg, deri të sllavët që e qajanë Novoberdë”, ka thënë Sallahu.

Më tutje ai ka thënë se popullata vendore e quajtur Artana, e që lidhet me xehen e pasur të arit.

“Si lokalitet ka gjurmë të hershme që nga antikiteti. Këtë e dëshmojnë edhe burimet arkeologjike që janë gjetur, respektivisht gjetja e artefakte gjatë periudhave të ndryshme të hulumtimeve”, ka shtuar Sallahu.

Ai ka theksuar se Artana e sotme është larg asaj që ka qenë në të kaluarën, por që ka një tentativë sipas tij, që përmes turizmit si mekanizëm i ri të zhvillohet ky lokalitet i njohur historik dhe të kthehet popullsia.

Fitim Bunjaku, drejtues i Qendrës për Turizëm në Artanë, ka theksuar se numri i turistëve përgjatë viteve është trefishuar ose katërfishuar numri i turistëve.

Ai ka thënë për Telegrafin se vitin e fundit kemi pasur disa shembje të murit që ka ndikuar negativisht që një përqindje e madhe e vizitorëve t’i anulojnë vizitat.

“Katalizator i komplet vizitës dhe turizmit ka qenë kalaja dhe komplet fortifikata, me momentet tjera këtu që janë”, ka shtuar Bunjaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori