LAJMI I FUNDIT:

Arta Bajrami, me album të ri stilesh të përziera

Arta Bajrami, me album të ri stilesh të përziera

Këngëtarja e njohur kosovare, Arta Bajrami, sapo ka përfunduar albumin e tretë me radhë, ndërsa brenda pak ditësh pritët ta plasojë në treg.

“Albumi është i gatshëm, me dymbëdhjetë këngë të reja të rrymave të ndryshme”, ka thënë këngëtarja Bajrami për “Telegrafin”.

Sipas saj, albumi më i ri, i cili deri më tani nuk është titulluar, do të shoqërohet edhe me një videospot. “Kam bërë edhe videospot, por aktualisht nuk dua të flas më shumë rreth tij, ngase dua të jetë befasi për publikun”, thotë Arta.


Ajo shton se, albumin e ka punuar për një vit, së bashku me vëllain e saj, Don Arbas, në studion e tyre.

“Albumi i ri dallon nga dy albumet e kaluara, ngase ka rryma të përziera të muzikës, si techno oriental, house, R&B, si dhe dy këngë balada, që konsideroj se janë shumë të mira”, ka thënë këngëtarja Bajrami.

Arta Bajrami, ndryshe njihet si këngëtarja e parë që ka promovuar zhanrin e R&B në Kosovë.