“Vendi ndodhet para fillimit të një krize të re politike, e cila nuk do të shkaktojë zgjedhje të menjëhershme parlamentare”.

Kështu vlerëson analisti politik, Petar Arsovski, pas dështimit të takimit të liderëve. Sipas tij ardhja e komisionerit Hahn javën e ardhshme, mund të nxis palët që të zhvillojnë dialog politik.

“Mendoj se qëllimi kryesor i vizitës është që ti jepet nxitje kursit aktual, të përfundojë dialogu politik, të bëhet ndonjë konsensus politik rreth projekteve politike kyçe dhe të mbahet ky moment i mundësive për negociata qasëse dhe përfundimit të anëtarësimit në NATO. Megjithatë momentet e reja me mungesën e dialogut politik, të takimit politik gjithsesi se do të ndikojnë në agjendën e Hanit dhe përfaqësuesve të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare, kështu që mund të presim ndonjë përpjekje për pajtim”.

“Kriza e re politike, posaçërisht pas ngjarjeve të fundit, do të ketë ndikim negativ për kapitalin politik të partisë në pushtet por pjesërisht edhe për partinë në opozitë, për shkak se opinioni kritik është i dëshpëruar nga kahja në të cilin lëvizin çështjet. Por dhe për shtetin nuk është mirë për shkak se do të nënkuptojë hapa më serioz në drejtim të rivendosjes së sundimit të së drejtës”, u shpreh për Alsat Petar Arsovski, analist politik.

Ndryshe, javën e ardhshme komisari Johanes Hahn do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut, ku pritet të takohet me krerët shtetëror.