LAJMI I FUNDIT:

Arsovska kërkon dorëheqjen e Sllaveskit

Arsovska kërkon dorëheqjen e Sllaveskit

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska nuk ka komunikim me asnjë grup të këshilltarëve të Qytetit. Kështu deklaroi kryetari I Këshillit, Trajko Sllavevski, i cili bëri thirrje publike për bashkëpunim mes këshilltarëve, pasi siç tha, asnjë partie politike nuk i konvenon bllokimi i punës së Qytetit të Shkupit. Ai kërkojë bashkëpunim për miratimin e buxhetit për vitin 2023.

“Nuk duhet të vijmë në situatë që në fund të vitit të kemi 200-300 amendamente dhe të mos mund të votohet buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin e ardhshëm. Unë u bëj thirrje që sot, që këshilltarët të njoftohen me prioritetet që duhet të mbështeten. Unë përmes jush për herë të parë, ekskluzivisht bëra thirrje publike që të fillojë bashkëpunimi me grupet e këshilltarëve, unë mendoj se asnjë partie politike nuk i konvenon bllokim I Këshillit të Qytetit të Shkupit, dhe mosfunskionimin e Qytetit të Shkupit”, tha Trajko Slavevski, Kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit


Kabineti i Arsovskës kërkon dorëheqjen e Sllavevskit. Nga atje njoftojnë se kanë dorëzuar parashtresë urgjente tek institucionet kompetente dhe presin reagim kompetent.

“Ndaj kryetarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit është dorëzuar parashtresë urgjente deri te Ministria e vetëqeverisjes lokale dhe inspektorati i vetëqeverisjes lokale për shkak të shkeljeve të rënda të ligjit dhe rregullores së punës që i bën përmes funksionit të udhëheqësit të Këshillit të Qytetit të Shkupit”, thonë Qyteti i Shkupit

Pas kontrolleve të bëra në sallën e Këshillit të Qytetit të Shkupit, nga policia theksojnë se nuk ka elemente për vepër penale.

“Lidhur me ngjarjen është zhvilluar bisedë edhe me dy persona të tjerë, pas çka është konstatuar se nuk ka elemente për vepër penale”, deklaruan nga Ministria e Punëve të Brendshme. /alsat.mk

Koordinatorja e grupit të këshilltarëve të LSDM-së në Qytet akuzon VMRO-në për kaos, partizim, zënka për tenderë dhe shpërdorim të parave të qytetarëve në qeverisje tek pushteti lokal. Zënkat verbale mes Arsovskës dhe Sllavevskit gjatë seancës së djeshme të Këshillit të Qytetit filluan me marrjen e mikrofonit nga foltorja nga ana e Kryetarit të Këshillit, i cili më pas u akuzua për vjedhje. Ndërsa problemet mes Arsovskës dhe VMRO-DPMNE-së filluan pas shkarkimeve të kuadrove të kësaj partie nga ndërmarrjet publike të Qytetit. Kujtojmë se partia e Mickoskit e mbështeti kandidaturën e Arsovskës në zgjedhjet e fundit lokale./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori