Investimi në të rinjtë dhe zhvillimi i aftësive profesionale janë thelbësore për ndërtimin e një tregu pune më të qëndrueshëm dhe më të përgatitur për të ardhmen.

Në kuadër të këtij vizioni, në ambientet e marketit Meridian Express u mbajt ceremonia e parë e certifikimit të nxënësve të drejtimit Tregti nga SHML “7 Shtatori” në Prishtinë, pjesë e sistemit të Arsimit Dual në Kosovë. Ky model po krijon ura të drejtpërdrejta mes arsimit dhe tregut të punës, duke u ofruar të rinjve aftësi praktike, përvojë reale pune dhe mundësi konkrete për zhvillim profesional.


Drejtori në MASHTI, z. Lah Nitaj, theksoi se ky është rezultat i bashkëpunimit institucional dhe dëshmi e gatishmërisë së Kosovës për zbatimin e suksesshëm të Arsimit Dual.May be an image of table

Nga Meridian Express, z. Kemajl Bajrami ritheksoi përkushtimin e kompanisë për të mbështetur iniciativa që ndikojnë në zhvillimin profesional të të rinjve dhe në krijimin e një fuqie punëtore të përgatitur për tregun modern të retailit.

Ndërsa drejtoresha e SHML “7 Shtatori”, znj. Hatixhe Ratkoceri, vlerësoi angazhimin e përbashkët që solli këtë sukses dhe uroi nxënësit për rrugëtimin e tyre profesional.

Si kompani që operon në një sektor dinamik dhe modern të retailit, Meridian Express e konsideron investimin në të rinjtë dhe zhvillimin e aftësive profesionale si pjesë të rëndësishme të vizionit të saj afatgjatë.

Arsimi Dual, nën udhëheqjen e OEK-ut dhe me mbështetjen e partnerëve institucionalë, po dëshmohet si një nga shtyllat kryesore për zhvillimin ekonomik të vendit dhe afrimin e arsimit me nevojat reale të tregut të punës.

May be an image of text that says "LUXEMBOURG AID&DEVELOPMENT epublika Kosoves Republ kaKosova- Republicof epublicof Geveria overment Ve Shiuences Mnistry MnstyofEd.catsnandScence fEducationand Jucation.and5cleng LUXDEV Luxembourg DevelopmentAgency beretomenitAgency omentA Agency ODA EKONOMIKE DAEKONOMIKE|KOSOVACHAMBER KOSOVA CHAMBER E EKOSOVES OF COMMERCE"