LAJMI I FUNDIT:

Arsenali tregon se kur do t’i rikthehet Granit Xhaka stërvitjeve të plota

Arsenali tregon se kur do t’i rikthehet Granit Xhaka stërvitjeve të plota

Arsenali ka lëshuar një komunikatë për shtyp, për t’i njoftuar tifozët rreth gjendjes së futbollistëve të lënduar.

Aktualisht tek Topçinjtë jashtë fushave kanë mbetur mbrojtësi skocez Kieran Tierney dhe mesfushori nga Kosova me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka.


Sa i përket gjendjes së skocezit, lëndimi i tij nuk është serioz dhe ekziston mundësia të rikthehet edhe në fundjavë.

Ndërkohë klubi londinez ka dhënë edhe lajmin se kur do t’i rikthehet stërvitjeve të plota prishtinasi Granit Xhaka.

29-vjeçari pësoi lëndim të rëndë në ligamentet e gjurit më 26 shtator, derisa pas vitit të ri pritet rikthimi i plotë në stërvitje.

“Granit Xhaka ka të lënduar gjurin e djathtë, por është duke bërë përparim të mirë në fazat fillestare të shërimit. Xhaka vuan nga një lëndim i ligamentit medial të gjurit të pësuar më 26 shtator”.

“Synimi aktual është që Graniti të rikthehet në stërvitje të plota në fillim të vitit të ri”, ka shkruar faqja zyrtare e Arsenalit.

Reprezentuesi i Zvicreës këtë edicion zhvilloi vetëm pesë ndeshje për Arsenalin, para se të pësonte lëndimin e tmerrshëm në derbin londinez ndaj Tottenham Hotspur. /Telegrafi/