Arsenali synon fitore ndaj Leicesterit për pozitën e katërt, formacionet zyrtare

Arsenali do të jetë mysafir i Leicesterit në javën e 36-të në Ligën Premier.
Topçinjtë në këtë takim vijnë pas dy humbjeve radhazi në kampionat, ku pësuan nga Crystal Palace dhe Wolves.
Skuadra e Unai Emeryt është e detyruar të fitojë pasi një fitore eventuale i dërgon ata në pozitën e katërt dhe me vetëm një pikë më pak se Spurs në pozitën e tretë.
Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj sfide.
Formacionet zyrtare:
Leicester City: Schmichel, Pereira, Evans, Maguire, Chilwell, Tielemans, Ndidi, Choudhury, Albrighton, Maddison, Vardy.
Arsenal: Leno, Maitland-Niles, Mustafi, Sokratis, Kolasinac, Xhaka, Torreira, Mkhitaryan, Iwobi, Aubameyang, Lacazette. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/04/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































