Arsenali ka refuzuar dy oferta të njëpasnjëshme për mesfushorin armen Henrikh Mkhitaryan.

Mesfushori është i huazuar te Roma ku ka pasur paraqitje mjaftë të mira deri më tani dhe Giallorosët kanë synuar blerjen përfundimtare të tij.

Roma ka ofruar fillimisht 18 milionë euro për blerjen e lojtarit, por kjo ofertë është hedhur poshtë nga Arsenali.

Topçinjtë kanë refuzuar edhe ofertën e dytë të Romës e cila ishte 23 milionë euro.

Henrikh Mkhitaryan. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Sipas mediumit anglez Daily Express, Arsenali për ta lënë të lirë mesfushorin e tyre është duke kërkuar 30 milionë euro.

Në anën tjetër Roma nuk është gati të paguajë shumën prej 30 milionë eurove dhe ka kërkuar nga Topçinjtë të ulin kërkesat e tyre.

Gjithsesi mediumi anglez shkruan se dëshira e lojtarit është të mbetet në Romë dhe kjo mund të ndikojë në uljen e çmimit nga londinezët.

31-vjeçari Mkhitaryan ka pasur disa probleme me lëndime, por në 13 ndeshjet në Serie A të zhvilluara ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tre asistime. /Telegrafi/