LAJMI I FUNDIT:

Arsenali po tenton transferimin e Jeremie Frimpong në janar

Arsenali po tenton transferimin e Jeremie Frimpong në janar

Arsenali është duke kërkuar transferimin e një mbrojtësi anësorë në afatin kalimtar të janarit.

Skuadra londineze po lufton për titullin e kampionit dhe trajneri Mikel Arteta në pozitën e mbrojtësit të djathtë e ka përdor Ben White dhe në disa ndeshje edhe japonezin Takehiro Tomiyasu.


Megjithatë trajneri spanjoll është duke kërkuar një mbrojtës të djathtë dhe atë duket se e ka gjetur në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Frimpong i dërgon mesazh Real Madridit: Dua që një ditë të luaj me Vinicius Jr
Lexo po ashtu Frimpong i dërgon mesazh Real Madridit: Dua që një ditë të luaj me Vinicius Jr

Anësori holandez Jeremi Frimpong është në krye të listës së dëshirave të Topçinjve të cilët janë të gatshëm të investojnë në afatin kalimtar dimërorë për ta transferuar atë.

The Sun ka raportuar se Arsenal është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për transferimin e 22-vjeçarit në Emirates Stadium.

Barcelona takohet me agjentin e Frimpong - çmimi është problemi kryesor
Lexo po ashtu Barcelona takohet me agjentin e Frimpong - çmimi është problemi kryesor

Reprezentuesi holandez është duke shkëlqyer me Bayer Leverkusenin, ku në 17 ndeshje zyrtare ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

Megjithatë për të fituar garën për Frimpong, Arsenali duhet të mposhtë konkurrencën e gjigantëve të tjerë evropian si Real Madrid, Chelsea e Manchester United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori