LAJMI I FUNDIT:

Arsenali fundos West Hamin (Video)

Arsenali fundos West Hamin (Video)

Arsenali ka fituar me rezultat të thellë 5-1 në udhëtim te West Hami.

Skuadra e drejtuar nga Arsene Wenger është treguar e fortë për ‘Çekanët’, pasi kanë arritur t’i shënojnë plot pesë herë, fitore kjo që e dërgon në vend të dytë.


Goli i parë i takimit u shënua nga mesfushori gjermani, Mesut Ozil, i cili shënoi nga afërsia në minutën e 24-të pas asistimit të Alexis Sanchez dhe me rezultat 1-0 skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.

ozill
Ozil teksa shënon nga afërsia për 1-0

Pjesa e dytë na sjelli edhe pesë gola të tjerë, ku katër u shënuan nga ‘Topçinjtë’ dhe një nga vendasit.

U desh të presim minutën e 72-të të ndeshjes për të parë golin e parë në këtë pjesë, ku ishte Alexis Sanchez, i cili dyfishoi epërsinë pas asistimit nga mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, ndërsa kiliani përsëri tetë minuta më vonë për 3-0.

alexis
Sanchez, autor i het-trikut në ndeshjen e sotme

Në minutën e 73-të erdhi goli i parë nga vendasit, të cilët ngushtuan epërsinë me anë të Andy Caroll, i cili shënoi me kokë nga afërsia.

Deri në fund të takimit, Arsenali arriti të shënoj edhe dy herë të tjera, ku Oxlade Chamberlain, shënoi në minutën e 84-të për 4-1, ndërsa dy minuta më vonë Sanchez kompletoi het-trikun dhe vulosi rezultatin final 5-1.

ox
Gëzimi i Chamberlain pas supergolit të shënuar!

Në javën e ardhshme, Arsenali e pret në shtëpi Stoke Cityn e Xherdan Shaqirit, teksa West Ham udhëton te Liverpooli. /Telegrafi/