Arsenali ka pësuar një tjetër humbje para tifozëve të vet, derisa tani është mposhtur nga Brighton.

Topçinjtë pësuan humbje me rezultat të ngushtë 1-2, në një ndeshje ku dëshpëruan lojtarët e mbrojtjes.


Portieri Bernd Leno dhe sulmuesi Alexandre Lacazette kishin notat më të larta te Arsenali, derisa Granit Xhaka ishte lojtari i katërt me notën më të lartë.

GettyImages 1192165627 Arsenal. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)

Nota më e ulët te Arsenali shkoi për mbrojtësit Hector Bellerin dhe David Luiz.

Aaron Mooy i Brighton ishte lojtari i ndeshjes, pasi dha një asistim fantastik dhe mori notën më të lartë.

Me paraqitje të mirë tek mysafirët u dalluan edhe dy golashënuesit Webster dhe Maupay. /Telegrafi/

Arsenali

Brighton

telegrafi sport app