LAJMI I FUNDIT:

Arritje historike, FSHF sjell në Shqipëri finalet e Kampionatit Evropian 2025 për grupmoshën U-17

Arritje historike, FSHF sjell në Shqipëri finalet e Kampionatit Evropian 2025 për grupmoshën U-17

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar për moshat. UEFA ka vendosur t’i besojë FSHF-së dhe Shqipërisë mikpritjen e finaleve të Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17.

Federata Shqiptare ishte një nga federatat që kishte kandiduar për të pritur fazën finale të turneut, duke përgatitur një aplikim voluminoz që u përgatit nga administrata e FSHF-së dhe që më pas u paraqit në UEFA.


Së fundmi, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e zhvillua këtë të martë në Qipro ka votuar pro kandidaturës shqiptare, me finalet e turneut kontinental që do të luhen në Shqipëri pas dy vitesh.

Investimet në infrastrukturë me stadiumet e reja, që plotësojnë kriteret e duhura për turne ndërkombëtarë, apo edhe eksperienca e pasur e administratës së FSHF-së në mikpritjen dhe organizimin e turneve ndërkombëtarë ka bindur sërish UEFA-n të sjellë në vendin tonë një ngjarje madhore.

Në vendin tonë, majin e vitit 2022, u organizua finalja e parë e Conference League, AS Roma – Feynoord, një ngjarje historike për Shqipërinë dhe futbollin shqiptar. Tani është momenti për një tjetër event të rëndësishëm, që do të sjellë Kombëtaret më të forta të Kontinentit për të luftuar për trofeun e titullit kampion Evropë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori