LAJMI I FUNDIT:

Arritje fantastike: 18 vjeçari nga Kosova futet në një prej ligave më të mëdha në lojën CS:GO

Arritje fantastike: 18 vjeçari nga Kosova futet në një prej ligave më të mëdha në lojën CS:GO

Siç duket, sukseset e ekipeve dhe lojtarëve të vendit në CS:GO nuk kanë të ndalur, së fundmi e ka dëshmuar edhe suksesi i lojtarit nga Kosova, Argjend Misini i njohur me nofkën “stikionfire”, i cili arriti të kualifikohet në njërën nga ligat më të famshme të CS:GO në botë “Faceit Pro League Challenger”

Por, çfarë është liga FPL-C dhe çfarë nënkupton kjo për talentin nga qyteti i Shtimes, Argjend “stikionfire” Misini.

FACEIT PRO LEAGUE Challenger ndryshe e njohur si FPL-C është një nga ligat më të mëdha individuale në botë, ku çdo muaj garojnë më shumë se 100 lojtarë nga vende të ndryshme evropiane, ku shpërndahen rreth tre mijë euro për pesë vendet e para, dhe tiketa për në ligën më të madhe me lojtarët më të mirë të botës Faceit Pro League (FPL) për dy vendet e para.

TSM shpallet kampion bote në turneun "Six Invitational 2022" të video-lojës Rainbow Six Siege
Lexo po ashtu TSM shpallet kampion bote në turneun "Six Invitational 2022" të video-lojës Rainbow Six Siege

Faceit Pro League e njohur ndryshe si FPL mbledh të gjithë lojtarët më të mirë të botës ku shpërndanë çdo muaj çmime në vlerë 20 mijë euro.

Kualifikimin, Argjendi e arriti përmes fazës kualifikuese e cila u mbajt për dy ditë radhazi, ku pesë lojtarët me më së shumti pikë të grumbulluara, u kualifikuan për në FPL-C.

Argjendi ka thënë se lojën e CS:GO e filloi si një hobi në moshën 13 vjeçare, e që më pas u shndërrua në një pasion, duke vazhduar kështu të luajë rreth tetë orë për çdo ditë.

Aktualisht, 18-vjeçari ka mundësinë e artë që ta tregoj profesionalizmin e tij dhe ta fitojë biletën drejt ligës kryesore FPL, ku pastaj do të ketë mundësinë të fitojë shuma të mëdha parash çdo muaj, si dhe mundësinë për t’iu bashkangjitur ekipeve të ndryshme profesionale./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Parashikuesja e famshme e fatit, zbulon fituesin e Euro 2024 me anë të shpargut

Parashikuesja e famshme e fatit, zbulon fituesin e Euro 2024 me anë të shpargut

Përfaqësueset
Messi zgjedh dy golat e tij me të preferuar të të gjitha kohërave, secili ka peshën dhe rëndësinë e vetë

Messi zgjedh dy golat e tij me të preferuar të të gjitha kohërave, secili ka peshën dhe rëndësinë e vetë

Ndërkombëtare
Ishte me pushime në Disneyland, por mori një ftesë për të ardhur urgjentisht në Euro 2024

Ishte me pushime në Disneyland, por mori një ftesë për të ardhur urgjentisht në Euro 2024

Përfaqësueset
Seferi drejt rikthimit në Evropë, e duan tre skuadra nga Serie A dhe një nga Liga Premier

Seferi drejt rikthimit në Evropë, e duan tre skuadra nga Serie A dhe një nga Liga Premier

Serie A
Laporta: Jemi klubi më i mirë në botë, kemi 48 Liga të Kampionëve

Laporta: Jemi klubi më i mirë në botë, kemi 48 Liga të Kampionëve

La Liga
Zyrtare: Llapi konfirmon shitjen e Muhamet Hysenit te AC Horsens

Zyrtare: Llapi konfirmon shitjen e Muhamet Hysenit te AC Horsens

Ligat tjera
Kalo në kategori