LAJMI I FUNDIT:

Arrin së shpejti iPhone i ri?

Arrin së shpejti iPhone i ri?

Pasuesi i iPhone X do të ketë ekran OLED, Face ID dhe ekran pa skaje, derisa iPhone X Plus do të ketë ekran 6.5 inç LCD, Face ID dhe ekran pa skaje me çmime të volitshme.

Dy modelet e para nuk do të sjellin ndonjë befasi të papritur dhe mund të jetë njësoj sikurse iPhone X aktual.


Analisti Ming-Chi Kuo parashikon se kompania Apple së shpejti do të sjellë modelin më të ri të iPhone.

Sipas informacioneve të tija, çmimi fillestar i modelit me 6.1 inç do të jetë rreth 550 dollarë. Kjo është shumë më lirë se sa çmimet e modelit iPhone 8 – 700 dollarë dhe nuk mund të krahasohet me çmimin e iPhone X – 1.000 dollarë.

Ka kohë të gjatë që pajisjet iPhone nuk kanë pasur një çmim të tillë.

Analisti Kuo po ashtu ka thënë se ndërmjet çerekut të tretë 2018 dhe çerekut të tretë 2019, numri i pajisjeve të shitura iPhone mund të jetë ndërmjet 100 dhe 120 milionë. /kp/Telegrafi/