LAJMI I FUNDIT:

Arrin kulmi i ndotjes në Madrid, ndalohet qarkullimi i makinave të vjetra

Arrin kulmi i ndotjes në Madrid, ndalohet qarkullimi i makinave të vjetra

Për herë të parë dje, bashkia e Madridit ka ndaluar qarkullimin për automjetet më ndotëse për shkak të arritjes së pikës kulminante të ndotjes e ambientit.

Automjetet që funksionojnë me benzinë dhe që janë më të hershme se viti 2000 dhe ato më të hershme se viti 2006 që punojnë me naftë dhe që përfaqësojnë 17% të peizazhit automobilistik të Madridit, nuk mund të qarkullojnë më brenda kryeqytetit spanjoll.


Kjo masë i referohet nivelit të dytë të dispozitivit antindotje që ka hyrë në fuqi në tetor.

Është hera e parë që mbërrihet në këtë nivel që nga krijimi i këtij dispozitivi. Ndërsa niveli i parë është thjesht për kufizimin e shpejtësisë.

Në fund të nëntorit, bashkia e Madridit kishte futur një dispozitiv tjetër, ku flet për kufizimin e rreptë të trafikut në qendrën historike, në mënyrë që emetimet të ulen deri në 40%.

Kështu, Madridi po ndjek iniciativat e qyteteve të tjera europiane, por në menyrë më të rreptë.

Në Londër, Stokholm dhe Milano automjetet kanë ende mundësinë të qarkullojnë me pagesë në qendrat historike.