LAJMI I FUNDIT:

Arrihet mega marrëveshja që thyen çdo rekord në histori të boksit: Joshua dhe Fury do të fitojnë miliona euro nga dueli gjigant

Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë arritur marrëveshje për mega përballjen mes tyre, aty ku fitimet do të kalojnë shumën e 200 milionë eurove.

Dy kampionët e peshave të rënda në boks do të përballen në muajin qershor, për të përcaktuar kampionin e peshave të unifikuara në boks për herë të parë që nga viti 1999, atëherë kur ishte shpallur Lennox Lewis.


Meçi historik me shumë gjasë do të mbahet në Lindjen e Mesme, me Arabinë Saudite që është në pozitë ideale që të jetë nikoqir.

“Mezi po pres” – Anthony Joshua pothuajse konfirmon duelin për titullin e unifikuar me Tyson Furyn
Lexo po ashtu “Mezi po pres” – Anthony Joshua pothuajse konfirmon duelin për titullin e unifikuar me Tyson Furyn

Joshua dhe Fury janë pajtuar që të ndajnë shumën përgjysmë, që i bije se secili nga ta do të marrë mbi 100 milionë euro.

Fituesi do të ketë mundësi që të fitojë më pas rreth 60 për qind të shumës në takimin që mund të zhvillohet në fund të këtij viti në Cardiff.

Promovuesi i AJ, Eddie Hearn ka zbuluar në muajin e kaluar se shuma e parave nuk do të jetë problem, derisa kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla.

Tyson Fury akuzon Anthony Joshuan se ka gënjyer në taktikat për mega meçin që pritet të realizohet gjatë këtij viti
Lexo po ashtu Tyson Fury akuzon Anthony Joshuan se ka gënjyer në taktikat për mega meçin që pritet të realizohet gjatë këtij viti

Në anën tjetër, promovuesi i The Gypsy King, Bob Arum ka thënë se marrëveshja është arritur në total.

“Të gjitha pikat janë rënë dakord, kjo është ajo që të dy palët kanë thënë”, ka thënë ai për iFL TV.

“Tani ne po takohemi për t’i nënshkruar gjërat, por mund të them se qartë, bazuar në këndvështrimin tim, nuk ka më çështje”.

“Mezi po pres” – Anthony Joshua pothuajse konfirmon duelin për titullin e unifikuar me Tyson Furyn
Lexo po ashtu “Mezi po pres” – Anthony Joshua pothuajse konfirmon duelin për titullin e unifikuar me Tyson Furyn

Javën e kaluar, Fury hodhi dyshime nëse lufta e tij me Joshuan do të vazhdonte, por tashmë nuk ekzistojnë gjëra të tilla.

Ai gjithashtu pranoi që pasiviteti i tij ishte një shqetësim që nuk kishte luftuar për më shumë se një vit që nga fitorja e tij ndaj Deontay Wilder.

Fury duhej të përballej me amerikanin për herë të tretë vitin e kaluar, por lufta u vonua vazhdimisht dhe u braktis përfundimisht.

Çfarë ndodhi me Anthony Joshuan dhe Tyson Furyn gjatë vitit 2020 dhe shtatë përballjet e zjarrta që pritet të ndodhin në vitin 2021
Lexo po ashtu Çfarë ndodhi me Anthony Joshuan dhe Tyson Furyn gjatë vitit 2020 dhe shtatë përballjet e zjarrta që pritet të ndodhin në vitin 2021

Ndërkohë Joshua, u kthye në ring dhjetorin e kaluar kur ndaloi sfiduesin e detyrueshëm Kubrat Pulev në raundin e nëntë.

Rripat e tij WBO, WBA dhe IBF do të jenë në ring këtë verë së bashku me rripin WBC të Furyt.

Fituesit do t’i kërkohet të luftojë me fituesin tjetër nga dueli mes Joe Joyce e Oleksandr Usyk ose, ka shumë të ngjarë, të heqë dorë nga titulli WBO. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori