LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja Real Madrid-Alaba, zbulohen detajet e kontratës dhe përfitimet

Arrihet marrëveshja Real Madrid-Alaba, zbulohen detajet e kontratës dhe përfitimet
Foto: Telegrafi.com/Photoshop

Ylli i Bayern Munich, David Alaba ka kohë që është subjekt i lajmeve të transferimit te Real Madridi dhe lëvizja e tij në kryeqytetin spanjoll duket se po afrohet dhe se tashmë ka marrëveshje mes palëve.

Alaba ka konfirmuar para disa muajve se do të largohet nga Bayerni në fund të këtij sezoni, ndërsa klubet e interesuara për të nuk kanë munguar asnjëherë.


Eksperti italian i transferimeve, Fabrizio Romano tani raporton se marrëveshja e Alabas me Realin është më afër se kurrë me një pagë dhe kohëzgjatje të kontratës të rënë dakord midis dy palëve.

“David Alaba do të nënshkruajë kontratën e tij si një ‘agjent i lirë’ me Real Madridin në fund të sezonit kur do të shpallet marrëveshja”, ka shkruar fillimisht Romano në rrjetet sociale.

“Marrëveshja verbale midis Alabas, agjentëve të tij dhe bordit të Realit përfundoi në janar: ata gjithmonë kanë qenë duke udhëhequr garën për të nënshkruar Davidin”.

“Paga e Alabas do të jetë rreth 12 milionë euro në sezon pas taksave. Ai ka pranuar propozimin e Real Madrid pasi ka qenë gjithmonë ëndrra e tij për të luajtur në Spanjë”.

“Përveç përpjekjeve të Bayern Munich për ta mbajtur atë në vitin e fundit, gjithashtu Chelsea, PSG, Barcelona dhe Liverpool janë përpjekur të bindin Alaba në muajt e fundit, por Real Madrid ka qenë gjithmonë favorit pas marrëveshjes verbale”, ka përfunduar eksperti italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori