LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja mes federatës dhe trajnerit, Sampaoli merr dëmshpërblim dhe largohet nga Argjentina

Arrihet marrëveshja mes federatës dhe trajnerit, Sampaoli merr dëmshpërblim dhe largohet nga Argjentina

Jorge Sampaoli nuk është më trajner i Kombëtares së Argjentinës.

Pas dështimit në Kampionatin Botëror Rusia 2018, Jorge Sampaoli u flit se do të vazhdonte të mbetej në krye të Argjentinës.


Por gjatë ditës së sotme mediat argjentinase kanë lajmëruar se pas një takimi me kreun e federatës ai nuk do të jetë më trajner i Argjentinës.

Kjo marrëveshje e pasuron edhe më shumë trajnerin argjentinas i cili ka marrë edhe një dëmshpërblim.

(Getty Images)

Për prishjen e parakohshme të kontratës, Sampaoli ka marrë 1,4 milionë euro nga federata e futbollit argjentinas.

Sampaoli ishte ndër trajnerët më të kritikuar në Kampionatin Botëror pas zgjedhjeve që bënte për formacionin por edhe për mos grumbullimin e Mauro Icardit.

58-vjeçari qëndroi në krye të Kombëtares së Argjentinës për 13 muaj.

Mbetet të shihet nëse trajneri argjentinas do të fillojë përsëri punën në ndonjë klub evropian apo do të synojë të marrë drejtimin e ndonjë Kombëtare tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori