LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një zyrtar policor, dyshohet për dhunë në familje

Arrestohet një zyrtar policor, dyshohet për dhunë në familje
Foto: Ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar sot një zyrtar policor, i cili dyshohet se është përfshirë në një rast të dhunës në familje.

Siç thuhet në komunikatën e Inspektoratit Policor të Kosovës, hetuesit sapo kanë pranuar informacionin kanë ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me prokurorin kompetent dhe Gjyqtarin e procedurës paraprake.


Si rezultat i këtyre veprimeve hetimore hetuesit e IPK-së kanë realizuar sot pasdite edhe një urdhëresë për bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Prishtinë, transmeton Telegrafi.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar disa sende që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale.

Pas intervistimit të të dyshuarit (punonjësit policor), i njëjti është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori