LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje një këmbësore te ‘Kroni i Mbretit’

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje një këmbësore te ‘Kroni i Mbretit’
Foto: Ilustrim

Është arrestuar drejtuesi i automjetit i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin me fatalitet që ndodhi pasditen e kësaj të shtunë, në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht te vendi i njohur si “Kroni i Mbretit”.

I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.


“Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin, i dyshuari mashkull kosovar 44-vjet, është arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”,  ka thënë për Telegrafin zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

44-vjecari dyshohet se ka goditur për vdekje një këmbësore. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20.

“Në ora 17:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Nga vendi i ngjarjes, patrulla e policisë njofton se një veturë ka goditur një këmbësore”, ka thënë Krasniqi.

“Për rastin është njoftuar edhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar se këmbësorja është pa shenja jete. Policia po merret me rastin”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori