LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet shoferi i cili shkaktoi aksidentin në Malishevë, ku humbi jetën zyrtari i NISMA-s

Arrestohet shoferi i cili shkaktoi aksidentin në Malishevë, ku humbi jetën zyrtari i NISMA-s

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit të së martës në Malishevë, ku humbi jetën zyrtari i Nisma Socialdemokrate, Albert Krasniqi.

Në raportin e policisë thuhet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë ku pastaj vetura është goditur me një shtyllë.


Vdes pas një aksidenti zyrtari i NISMA-s Socialdemokrate, Limaj ngushëllon familjen Krasniqi
Lexo po ashtu Vdes pas një aksidenti zyrtari i NISMA-s Socialdemokrate, Limaj ngushëllon familjen Krasniqi

“Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, në të cilin kishte qenë e përfshirë një veturë me targa vendore. Dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke drejtuar automjetin si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me gjendjen e rrugës kishte humbur kontrollin mbi automjet ku si pasojë është goditur me një shtyllë. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kishte pësuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët meshkuj kosovarë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga pasagjerët ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë.

Drejtuesi i automjetit pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/