LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet personi që plagosi 4 persona me thikë para objektit të Presidencës shqiptare

Arrestohet personi që plagosi 4 persona me thikë para objektit të Presidencës shqiptare

Pak orë pas ngjarjes, një 20-vjeçar i dyshuar si autori i plagosjes së katërfishtë paraditen e së martës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë është arrestuar nga efektivët e policisë.

Henri Karaj, mësohet se është autori i përfshirë në ngjarjen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.


Raportohet se 20-vjeçari nga Tirana paraditen e sotme, pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, plagosi me mjet prerës shtetasit J. Ll., 18 vjeç F. Ll., 18 vjeç K., D., 19 vjeç dhe K. M., 19 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të plagosjes me dashje./TopChanel/