LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet për korrupsion kreu i Federatës Spanjolle të Futbollit

Arrestohet për korrupsion kreu i Federatës Spanjolle të Futbollit

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Angel Maria Villar, është arrestuar rreth orës 08:00, mëngjesin e të martës në Madrid gjatë një operacioni anti-korrupsion.

Akuzat që rëndojnë mbi të janë ato të shpërdorimit të fondeve si dhe falsifikim dokumentesh që lidhen me organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Në pranga kanë përfunduar një grup prej 10 personash, përfshirë Gorkan, djalin e presidentit Villar njëherazi ish-drejtor i përgjithshëm i Conmebol, si dhe Juan Padron, zëvendëspresidenti për çështjet financiare në Federatën Spanjolle, transmeton SS.


Deri më tani nuk ka pasur asnjë prononcim zyrtar nga ana e avokatit mbrojtës të Villar, ndërkohë që vijojnë hetimet. Villar një ish futbollist me karrierë ndërkombëtare, qëndron në krye të Federatës Spanjolle të Futbollit që prej vitit 1988, duke e rinovuar mandatin e tij në zgjedhjet e shkuara të muajit maj. Nën drejtimin e tij, Kombëtarja spanjolle e futbollit numëron dy trofe të Kampionatit Evropian, si dhe Kupën e Botes në vitin 2010.

Njëherazi qe 29 vite, ai ka qenë pjesë e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s. Pozicioni i tij është delikat në këto hetime, pasi ai është njeë element mjaft i rëndësishëm në themelet e futbollit botëror. Prej vitit 1992, është zëvendëspresident i UEFA-s dhe nga viti 2000 zëvendëspresidenti i FIFA-s.

Arrestimi i tij është një mesazh i qartë dhe direkt se ende shume çështje që lidhen me drejtues të tjerë të futbollit botëror të dekadave të fundit, vijojnë të hetohen. Villar gjithashtu ka mbajtur edhe postin e president të përkohshëm të UEFA-s në kohen kur zhvilloheshin hetimet rreth Michel Platini.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori