LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Shtime

Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Shtime
FotoL Ar

Të mërkurën në fshatin Llanishtë të Shtimes kishte ndodhur një rast i vjedhjes së rëndë, saktësisht janë vjedhur disa shtylla druri të kulmit të një shkolle, ndërkaq Policia e Kosovës sot ka arrestuar të dyshuarin.

I dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është liruar për procedura të mëtejme hetimore.

“Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj me datën 16.03.2022 rreth orës 09:15, kishte pranuar një informacion se në fshatin Llanishtë të Shtimes është një rast i vjedhjes së rëndë.  Në lidhje me këtë, policia e rendit dhe hetuesit policor i kanë marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Pas një pune intensive hetimore të policëve hetues, grumbullimit të informacioneve në terren, intervistave të dëshmitarëve, kanë arritur që të identifikojnë personin dhe vendin e ndodhjes së tij dhe sot , datë 18.03.2022 rreth orës 09:45 kanë arritur të arrestojnë personin e dyshuar me inicialet F.R (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në shkollën ‘Bajram Curri’ (aktualisht jofunksionale) në fshatin Llanishtë të Shtimes duke i vjedhur disa shtylla druri të kulmit të kësaj shkolle”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori