ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme në rrugën “Marshall Tito” në Kërçovë kanë arrestuar 53-vjeçarin M.T. nga fshati Mamudovci të Kërçovës.

Sipas njoftimit të policisë gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, hapësirave ndihmëse dhe veturës së tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator të zbrazët dhe 5 sharra motorike.


M.T. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate.