LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në aeroport, dyshohet se kishte vjedhur një veturë me targa të huaja

Arrestohet një person në aeroport, dyshohet se kishte vjedhur një veturë me targa të huaja
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar L.Xh., 30 vjeçar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi dyshohet se ka kryer një vjedhje.

Hetimet për të njëjtin kanë filluar me 10.12.2022, pas sekuestrimit të një veture VW Taigo, me targa të huaja, që ishte paraqitur si e vjedhur në Interpol.


I dyshuari pasi u arrestua, konform rekomandimeve të nxjerra nga ana e prokurorit të shtetit, u procedua në fazat e mëtejme të procesit hetimor./Telegrafi/