Një person me inicialet L.K, 34 vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:10 në rrugën “Tahir Sinani”, pasi ka kanosur vjehrrin e tij në Shtime.
Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.
Siç thuhet në njoftim të policisë rasti është cilësuar ‘”Kanosje’’.
“Policia i ka marrë veprimet e nevojshme ka dalë në vendin e ngjarjes, e më pas ka arrestuar personin L.K (M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte kanosur vjehrrin e tij”, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251