Arrestohet një grua në Mitrovicë për keqtrajtim të fëmijës


Një grua është arrestuar në Mitrovicë pasi që e njëjta dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
E njëjta dyshohet se ka kryer veprën penale ndaj dy viktimave femra kosovare, njofton policia.
Pas intervistimit të palëve në prezencë të punëtorit të QPS-së me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/05/2023




































