ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në ora 15:15 minuta në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar ka arrestuar 29-vjeçarin Z.I. nga fshati Debresht i Gostivarit.

Ai ishte i dënuar me tri vite burgim për veprën penale “vjedhje” dhe ishte i kërkuar me urdhër gjyqësor për vuajtje të dënimit të mbetur prej 1 vjet e 9 muaj. Personi i arrestuar u dërgua menjëherë në burgun e Idrizovës./Telegrafi/

Screenshot 3 67