LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një 26 vjeçar në Ferizaj, kërkohej për lëndim trupor dhe kanosje

Arrestohet një 26 vjeçar në Ferizaj, kërkohej për lëndim trupor dhe kanosje
FotoL Ar

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar ka arritur të arrestojë 26 vjeçarin, E.N për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”, me dënim burgimi prej gjashtë muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.


Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj thotë se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /Telegrafi/