LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një 18 vjeçar në Ferizaj – kreu pagesë me 50 euro false

Arrestohet një 18 vjeçar në Ferizaj – kreu pagesë me 50 euro false
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 23:00, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në një lokal, në rrugën ‘’Bajram dhe Gursel Sylejmani’ një person kishte kryer pagesën e shërbimeve me një kartëmonedhë të dyshuar prej 50 euro dhe ishte larguar me një veturë me targa vendore në drejtim të panjohur.

Në njoftimin për media thuhet se policët hetues nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet.


“Pas një pune intensive në terren, grumbullimit të informacioneve dhe shikimit të kamerave të sigurisë kanë arritur të identifikojnë automjetin Golf VI dhe të dyshuarin A.M (M/K) i moshës 18 vjeçar, të cilin në ora 01:30 të datës 29.02.2024 e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, ndërsa i janë gjetur edhe pesë kartëmonedha me nga 50 euro të dyshuara si të falsifikuara, të cilat si provë materiale janë sekuestruar”, thuhet tutje.

Pas intervistimit nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Falsifikim i parasë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori