LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet nën dyshimin për shpërdorim të detyrës ministri kroat, Horvat

Arrestohet nën dyshimin për shpërdorim të detyrës ministri kroat, Horvat

Autoritetet policore kanë arrestuar ministrin e Ministrisë së Ndërtimit, Planifikimit Hapësinor dhe Pronës Shtetërore të Kroacisë, Darko Horvat.

Ky i fundit u arrestua dhe është dërguar në Zagreb pas bastisjes së shtëpisë së tij në Megjimurje, ku sipas avokatit të tij, ai do të merret në pyetje në USKOK.


Avokati Vladimir Teresak konfirmoi për HTV me telefon se ishte kryer një kontroll në shtëpinë e ministrit ndërsa qeveritari është arrestuar edhe zyrtarisht dhe do të merrej në pyetje në kryeqytetin kroat, Zagreb.

“Unë do të vij në Uskok, ku do të merret ai në pyetje”, pohoi shkurt avokati. I pyetur se për çfarë akuzohet ministri, avokati tha se bëhet fjalë për shpërdorim detyre, por se nuk di detaje.

Kujtojmë se policia po hetonte rolin e Horvatit në abuzimet tashmë të lidhura me ish-asistenten e tij, Ana Mandac, raporton index.hr.

USKOK dyshon se me kërkesë të Josip Rimacit ka pranuar të mbështesë zejtarët nga Ministria e Ekonomisë në kohën kur drejtohej nga Horvati.

Mandac ishte arrestuar në vitin 2020 me Josip Rimac dhe 11 persona të tjerë. Ana Mandac u kap teksa komunikonte në telefon me Josip Rimacin, i cili i kërkoi asaj t’i jepte ndihmë shtetërore tre sipërmarrësve.

Njëri prej tyre në vitin 2019 ka marrë 185 mijë kuna (24 mijë euro), ndërsa dy nga 200 mijë kuna (27 mijë euro) ndihmë financiare.

Mediat kroate kanë raportuar se kjo është hera e parë që një ministër arrestohet gjersa është pjesëtar i qeverisë pasi që në të kaluarën janë arrestuar pas shkarkimit ose kur kishin poste qeveritare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori