LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet edhe një person për grabitjen e një banke në Mitrovicë

Arrestohet edhe një person për grabitjen e një banke në Mitrovicë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës të shtunën ka arrestuar edhe një person tjetër të dyshuar për grabitjen e një institucioni mikrofinanciar të premten në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se pas intervistimit, ndaj të dyshuarit S. M., 37 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit  policor.


“Si rezultat i hetimeve të vazhdueshme lidhur me veprën penale Grabitje të ndodhur një ditë më parë në Mitrovicë, hetuesit policor kanë identifikuar dhe kanë arrestuar edhe një person të dyshuar i involvuar në veprën penale grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në Mitrovicë.

Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit S. M., 37 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit  policor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/