LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet burri që rrahu gruan brutalisht në mes të sheshit

Arrestohet burri që rrahu gruan brutalisht në mes të sheshit

Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë, ka bërë të ditur se në lidhje me videon që po qarkullon nëpër rrjetet sociale për dhunën e ushtruar në publik, Policia e Vlorës gjatë hetimeve paraprake, ka identifikuar autorin si dhe ka bërë shoqërimin dhe arrestimin e tij në mënyrë të menjëhershme.

“Arrestohet në flagrancë për dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetasi i quajtur: Ilirjan Pajo, 44 vjeç, banues në lagjen “11 Janari” Vlorë”.


“Shërbimet e Policisë së Vlorës kanë bërë arrestimin e menjëhershëm të tij pasi ky shtetas, rreth orës 10:00, në tregun e madh në lagjen “28 Nëntori” pranë “Alfa Bank”, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike kundrejt ish-bashkëshortes së tij, shtetases me iniciale M.C., 38 vjeç, banuese në lagjen “24 Maji” Vlorë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brenshme të Shqipërisë. /Telegrafi/