Protagonisti i serive të filmit “Transformers”, Shia LaBeouf është arrestuar pasi ka sulmuar dhe gërvishtur në fytyrë një burrë.

Në fakt nuk bëhet fjalë për një gjë të re pasi ky është arrestimi i 4-t i aktorit rebel.

Shia, i cili prej ditësh tashmë është i përfshirë në protestat anti Donald Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar ndaj disa komenteve raciste.

Interesant është fakti se Shia ka marrë një iniciativë shumë të veçantë kundër Presidentit të ri, pasi para “Museum of the Moving Image” në New York, ai do të zhvillojë një emision ‘live’ me titullin “Ai nuk do të na ndajë”, i cili do të transmetohet gjatë gjithë mandatit. Kushdo që është dakord me idenë e tij, mund ta ndjekë atë si dhe të shprehë mendimin e vet.

Supremacisti tentoi mbështetjen për njerëzit e bardhë, por Shia LaBeouf ia futi frikën në transmetim direkt (Video) Supremacisti tentoi mbështetjen për njerëzit e bardhë, por Shia LaBeouf ia futi frikën në transmetim direkt (Video)

Ama një burrë është afruar duke komentuar “Hitleri nuk ka bërë asgjë të gabuar”, gjë që ka shkaktuar reagimin e dhunshëm të aktorit.